Sport Ndërkombëtar

Gareth Bale po e shijon futbollin përsëri

Gareth Bale

Gareth Bale e ka filluar me këmbë të mabarë – aventurën e re në elitën e futbollit amerikan.

Sulmuesi uellsian shënoi një eurogol – me fanellën e La Galaxy – në fitore 1-4 në udhëtim Real Salt Lake.

Këmbëshpejti – pas një dribilimi maestral – u tregua i ftohtë ndaj portierit kundërshtarë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

33 vjeçari – në këtë skuadër ka bashkolojtarë edhe Douglas Costan e Giorgio Chiellinin – që dikur ishin yje në Evropë.

Teksa, së fundmi i është bashkuar – Riqui Puig nga Barcelona.

Bale – ka një karrierë të pasur – pasi ndër të tjera e ka fituar tre herë rradhazi Ligën e Kampionëve – me Real Madrid./Shqip.com