Sport Shqiptar

“Gardiani” Vokli Laroshi nënshkruan për dy-vite e gjysmë me FC Llapin

KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalia, raporton faqja e klubit, përcjell Shqip.com.

Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit.

Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit.

Laroshi vjen në ekipin llapjan pas insistimit të kryetrajnerit Tahir Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës.

Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanelën dhe ngjyrat e KF Llapit.

/Shqip.com