Gardiani shqiptar debuton në Bundesliga

Edhe një shqiptar në Bundesliga.
Diant Ramaj është vetëm 20 vjeçar, por sot e ka bërë debutimin e tij në elitën e futbollit gjerman.
Ramaj – që është pjesë e Eintracht Frankfurtit, ka mbrojtur portën e kësaj skuadre për plot 90 minuta.
Ai pati disa intervenime mjaftë të mira, teksa pranoi një gol, në këtë ndeshje që përfundoi me barazim 1-1.
Dianti, paraprakisht kishte qenë pjesë e ‘1. FC Heidenheim 1846’, përpara se t’i bashkohej Frankfurtit.
Ai po konsiderohet si një portier me potencial të madh për të ardhmen, teksa ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares gjermane në grupmoshat U-20.
Gjatësia e tij prej 1.89 centimetra, e bën që të jetë mjaftë i sigurtë në lojën në ajër, një element tejet pozitiv për rolin e tij.
Sipas Transfermarket, vlera e Diantit në tregun e transferimeve është 250 mijë euro.
Fakti që ai ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren A të Gjermanisë – e lejon që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Teksa, mbetet të shihet nëse FFK-ja do t’i bëjë ftesë që t’i bashkohet Dardanëve./Shqip.com