Sport Ndërkombëtar

Gara për titull në Bundesligë vendoset sot

Dortmundi dhe Bayerni sot luajnë xhiron më interesante të sezonit, pasi janë në garë direkte për titull.

Dortmundit që përballë do ta ketë Mainzin i duhet vetëm fitorja për ta siguruar vendin e parë në tabelë, ku diferenca me Bayernin është vetëm dy pikë.

Çdo rezultat tjetër i Dortmundit do t’i shkonte për shtati Bayernit i cili do të jetë mysafir i Kolnit.

Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun, të cilin e humbi me rezultat 3-1.

Të gjitha ndeshjet sot në Bundesligë do të nisin nga ora 15:30.

/Shqip.com