Sport Ndërkombëtar

Gara në Austin me dy mungesa të mëdha

Këtë fundjavë vazhdon Botërori i MotoGP me garën e Çmimit të Madh të Amerikës, që zhvillohet në pistën e Austin. Në këtë garë do të mungojnë dy pilotë protagonistë: Spanjolli i Honda, Marc Marquez dhe italiani i Ducati, Enea Bastianini.

Marquez, i operuar dy javë më parë, nuk mori pjesë as në garën e Argjentinës. Kontrolli mjekësor që 8 herë kampioni i botës bëri dje nuk dha rezultate pozitive, duke e detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë”. Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij, por piloti vijon fazën e rehabilitimit.

Do të mungojë edhe Bastianini, që deklaroi tërheqjen pas operacionit në shpatull. Italiani bëri një test në pistë gjatë ditës së sotme, por pa rezultat, pasi kishte ende dhimbje. Ai do të zëvendësohet në këtë garë nga Michele Pirro.

/Shqip.com