Ekonomi

Gara: Mbi 110 mijë qytetarë udhëtuan për 10 ditë nëpërmes Aeroportit “Adem Jashari”

Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" më 1 janar, në ditën kur hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" më 1 janar, në ditën kur hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti.

Sipas Garës, kërkesa më të mëdha ka për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur pasi që kanë marrë fletushka në aeroport nga Ministria e Jashtme se cilat kushte duhet plotësuar për të udhëtuar pa viza”, tha Gara për Klanin.

Ajo shtoi gjithashtu se në ditët në vijim do të dalin me statistika të përgjithshme.

Vetëm gjatë dhjetorit të vitit të shkuar në “Adem Jashari” kishte pasur 158 mijë ardhje kundrejt 110 mijë shkuarjeve.

/Shqip.com