Sport Shqiptar

Gani Sejdiu e merr timonin e Vëllaznimit

Gani Sejdiu

KF Vëllaznimi ka nisur të mobilizohet për sezonin e ri.

Timonin e skuadrës nga Gjakova – tashmë e ka marrë trajneri i njohur, Gani Sejdiu.

Në njoftimin e dhënë në faqen zyrtare të klubit – thuhet ndër të tjera se – Sejdiu ka pasur oferta të shumta, por ka potencuar se “për Vëllaznimin jam i gatshëm”.

Për strategun e njohur – kjo është hera e dytë që e merr drejtimin e Vëllaznimit.

Madje, pikërisht Sejdiu ka qenë në krye të këtij ekipi – kur në vitin 2019 u përshëndetën nga Superliga – në ndeshjen e barazhit ndaj FC Ferizajit.

Sezonin e fundit, skuadra me traditë e mbylli në vendin e tretë të Ligës së Parë, Grupi A, me 38 pikë të grumbulluara. /Shqip.com