Lajme

Gani Geci paraqitet për ta vuajtur dënimin, thotë se do të kërkojë lirim me kusht

Gani Geci ka njoftuar se sot i është përgjigjur urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për paraqitjen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e gjysmë.

Geci ka shkruar në rrjetin Facebook, se nga dënimi i shqiptuar, i kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për ta vuajtur dënimin sepse llogaritet edhe koha e paraburgimit nga gushti i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2016.

Tutje, ai i është referuar Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke shkruar se pasi ka kaluar gjysmën e dënimit, ka të drejtë të kërkojë lirim më kusht.

/Shqip.com