Sport Ndërkombëtar

Gana eleminohet nga “AFCON”

Gana eleminohet nga "AFCON"

Kupa e Kombeve të Afrikës mori fund për ta.

Gana është eleminuar nga “AFCON” – qysh në fazën e grupeve.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, kjo skuadër ka arkëtuar vetëm një pikë – në Grupin C.

Shpresa e fundit për një kualfikim tutje ishte ndeshja e sontme kundër Comoros -, por nuk ia dolën dot.

Qysh nga minuta e parë, Comoros ishin më të mirë – teksa avancuan pas vetëm katër minutave lojë, me anë të Nabouhane.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar
Momente nga takimi

Gjërat për ganezët u përkeqësuan edhe më shumë kur André Ayeë u ndëshkua me karton të kuq – në minutën e 25-të.

Në anën tjetër, kundërshtarët shënuan edhe një herë në minutën e 64-të me anë të Ahmed Mogni.

Përkundër këtij rezultati Gana u mundua të “luftojë” me të gjitha forcat, dhe shënuan dy gola, me anë të Boakye dhe Djiku për të barazuar gjithçka.

Por, kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë, në “skenë” doli përsëri Mogni, i cili e tundi rrjetën për 2-3 – që ishte edhe epilogu përfundimtar.

Kështu, Gana e mbyll këtë turne në pozitën e fundit të Grupit D, teksa lider është Maroko, skuadër që ka shënuar dy fitore dhe është mposhtur një herë. /Shqip.com

Renditja finale e Grupit C