Sport Ndërkombëtar

Gana e shokon Portugalinë e Ronaldos, barazohen shifrat

Portugalia dhe Gana po e zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, shkruan Shqip.com.

Gana ka shënuar golin e parë dhe të barazimit në ndeshjen kundër Portugalisë. Andrew Ayew realizoi në minutën e 73-të për rezultatin 1:1.

Portugalia ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 65-të kur nga penalltia shënoi Cristiano Ronaldo.

Ishte vet kapiteni i portugezëve që e fitoi penalltinë.

Përballja po zhvillohet në Stadium 974 në Doha dhe të dyja skuadrat luajnë për të marrë pikë të plota.

/Shqip.com