Galtier në Paris do të kushojë shtrenjtë
Kampioni i Francës do të ketë një shef të ri në krye të stolit.
Christophe Galtier thuhet se do të marrë drejtimin e PSG-së në ditët e ardhshme.
Mirëpo, kjo lëvizje do t’i kushtojë drejtuesve të klubit plot 10 milionë euro, sipas Fabrice Haëkins, raporton Goal.
Shkarkimi i Maurizio Pochettino është thjesht çështje ditësh, pasi dështimet e tij në Ligën e Kampionëve janë të pafalshme në kryeqytet.
Kosto që klubi do të paguajë është pjesë e marrëveshjes që Galtier ka me OGC Nice, që është klubi aktual i tij.
Nice do t’i drejtohet Lucien Favre për ta zëvendësuar atë, me trajerin zviceran që ishte pjesë e ‘Shqiponjave’ për dy edicione.
Galtier nga ana tjetër, ka aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese, diçka që e dëshmoi më së miri vitin e kaluar, kur edhe doli kampion i Ligue 1 me Lille-n, që pak kush e priste.
55-vjeçari, në edicionin që lamë pas, arriti pozitën e pestë në tabelë me Nice-n, por në pah duhet vënë loja e bukur dhe dinamike që zhvilloi. /Shqip.com