Sport Ndërkombëtar

Galtier: Messi është duke negociuar kontratë të re me PSG

Ylli argjentinas Lionel Messi është duke negociuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të zgjatur bashkëpunimin deri në qershor të vitit 2024, me opsion edhe për një vit tjetër.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Christophe Galtier, duke theksuar se Messi është i kënaqur me qëndrimin e tij në Paris.

“Drejtuesit e klubit po negociojnë me të, por unë nuk di më shumë se kaq. E di vetëm se ai është i lumtur në Paris”, tha Galtier.

Në anën tjetër, PSG me gjasë do të angazhohet të shesë brazilianin Neymar.

/Shqip.com