Kulturë

Galeria Kombëtare pranoi 87 vepra artisike që MKRS bleu nga artistët vendorë

Galeria Kombëtare e Kosovës ka pranuar 87 vepra artistike.

Veprat që do të ekspozohen para publikut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i bleu këtë vit nga artistët vendorë.

“Së shpejti, të gjitha këto vepra do të ekspozohen për publikun, fillimisht në Galerinë Kombëtare, e më tutje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë”, ka shkruar ministri Hajrulla Çeku në Facebook.

Sipas Çekut, plani afatgjatë për ekspozimin e veprave të reja të blera nga artistët vendorë ka për bazë vendosjen e tyre nëpër institucione publike të Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkaq, ai ka njoftuar se vitin e ardhshëm, përveç blerjes me thirrje publike, do të fillojë edhe blerja direkte e veprave të artit.

/Shqip.com