Sport Ndërkombëtar

Galatasaray vihet pas Mertensit

Dries Mertens

Pas nëntë viteve të kaluara në Napoli, Dries Mertens vendosi të largohet në këtë merkato të verës.

Karrierën tashmë mund ta vazhdojë në Turqi.

Galatasaray është e interesuar për shërbimet e tij dhe ka bërë një oferëtë zyrtare – sipas Fabrizio Romanos.

“Galatasaray paraqiti propozimin e tyre zyrtar te Dries Mertens: 4 milionë euro paga neto për sezon plus shtesa, marrëveshje e re që do të aktivizohet në rast se Gala do të kualifikohet në UCL 2023/24”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi 35 vjeçar i zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, teksa realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

Ai njihet për kontrollën e mirë të topit, goditjet e forta, teksa është pjesë e rregullt e kombëtares belge – që shumë vite./Shqip.com