Sport Ndërkombëtar

“Galatasaray godet dy zogj – me një gur”

Mertens dhe Torriera

Sezonën e fundit e mbylli në vendin e 13-të, por tashmë po kërkon të këndellet.

Galatasaray – ka siguruar shërbimet e Dries Mertens dhe Lucas Terriera.

Këto dy përforcime – kanë zbarkuar mbrëmë në Turqi – teksa janë pritur nga shumë tifozë.

Mertens ka një përvojë të madhe në supe – pasi tetë i kaloi në Napoli.

Në sezonën e fundit – ai zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit të Series A, teksa realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

35 vjeçari njihet për kontrollën e mirë të topit, goditjet e forta, teksa është pjesë e rregullt e kombëtares belge – që shumë vite.

Në anën tjetër, Torriera njihet për shpirtin luftarak në fushën e gjelbër dhe ftohet rregullisht në kombëtaren e Uruguait.

Ai ishte bërë pjesë e Arsenalit në sezonin 2018-2019, ndërsa në total i zhvilloi 63 ndeshje në Premierligë, ndërsa së fundmi ishte huazim te Fiorentina./Shqip.com