Sport Ndërkombëtar

Galatasaray gati për goditjen e madhe

Galatasaray fitoi titullin kampion në Turqi në sezonin e fundit. Festë edhe për Milot Rashicën, i cili dha kontributin e tij në rikthimin e skuadrës së famshme te titulli.

Drejtuesit janë ambiciozë dhe duan të ndërtojnë një skuadër konkurruese, me synimin për të bërë sa më mirë dhe për të shkuar sa më larg në Champions League.

Turkja “Fanatik” shkruan se ëndrra e madhe quhet Joao Felix, i cili gjysmën e dytë të sezonit e kaloi në Premier League te Chelsea.

Sulmuesi portugez, i cili i kushtoi 120 milionë euro Atletico Madridit në verën e vitit 2019, ka edhe katër vite kontratë me “Colchoneros”.

Drejtuesit e Galatasarayt kanë nisur bisedimet me homologët spanjollë dhe po punojnë për arritjen e një akordi që do mundësonte kalimin e 23-vjeçarit në Stamboll.

/Shqip.com