Sport Shqiptar

Galatasaray e dëshiron Muriqin në vend të Icardit

Vedat Muriqi pati një sezon mbresëlënës në Spanjë me Mallorcan duke e mbyllur edicionin 2022/23 me 15 gola në La Liga dhe një tjetër në Kupën e Spanjës, derisa kontribuoi edhe me katër asistime.

“Pirati” mund të mos qëndrojë tek ishullorët edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027.

Mediumi turk “Aksam” raporton se futbollistit nga Kosova ia ka vënë syrin gjigantit nga Stambolli, Galatasaray.

Muriqi kishte luajtur në këtë qytet, por me një gjigant tjetër, Fenerbahçe, ku e kishte arritur kulmin e karrierës në atë kohë. Megjithatë, tash në garë për 29-vjeçarin është futur klubi verdh e kuq, ku me sukses në sezonin e fundit luajti ylli tjetër kosovar, Milot Rashica, i cili mund të mbetet në këtë klub nëse arrihet marrëveshja me Norwich Cityn.

Galata Muriqin e sheh si zëvendësues ideal të Mauro Icardit, i cili pritet të largohet gjatë verës pasi ka oferta të shumta.

/Shqip.com