Sport Ndërkombëtar

Galaktikët e mposhtin Sevillën, përsëri Valverde

Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultat 3-1 kundër skuadrës andaluze, Sevilla.

Ndeshjen e hapi goli i mesfushorit kroat, Luka Modric, që e gjeti vetën të lirë në zonën kundërshtare.

Në pjesën e dytë, Sevilla e barazoi rezultatin përmes argjentinasit, Lamela.

Real Madrid u rikthye në lojë përmes golit të Vazquez dhe mesfushorit më në formë, Fede Valverde.

Valverde është një nga mesfushorët më në formë të galaktikëve këtë edicion. Ai shënoi kundër Barcelonës javën e kaluar dhe ka e njëjta pozitë shënoi edhe sonte kundër Sevillas.

Me këtë fitore Real Madrid vazhdon të ruaj kryesinë në La Liga, e ndjekur nga Barcelona.

/Shqip.com