Sport Ndërkombëtar

Galaktika spirale me ngjyrat e Brazilit, NASA kujton Pelen

Agjencia amerikane e hapësirës e njohur si NASA ka reaguar lidhur me vdekjen e yllit brazilian të futbollit, Pele.

Në profilin e NASA-s në Twitter, u publikua një fotografi e një galaktike me ngjyra të ngjashme me ato të flamurit të Brazilit.

“Shënojmë vdekjen e legjendarit Pelé, i njohur për shumë njerëz si mbreti i ‘lojës’. Ky imazh i një galaktike spirale në yjësi Skulptori tregon ngjyrat e Brazilit”, shkruhet në postimin e NASA-s.

/Shqip.com