Lajme Botë

Gabriel Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne të Francës

Gabriel Attal, majtas, duke e shikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Gabriel Attal, majtas, duke e shikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron e ka emëruar Gabriel Attalin kryeministër të ardhshëm të Francës, në përpjekje për ta ringjallur Presidencën e vet me një qeveri të re.

Si 34-vjeçar, Attal bëhet kryeministri më i ri në moshën në historinë moderne të Francës, duke e tejkaluar madje edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand më 1984.

Attali e zëvendëson Elisabeth Bronen, e cila dha dorëheqje pas vetëm 20 muajve në detyrë.

Gjatë qëndrimi në pushtet, ajo hasi në vështirësi për shkak të mungesës së shumicës në Parlament.

Gabriel Attal, i cili është aktualisht ministër i Arsimit, ka marrë vëmendje të madhe pas emërimit.

Tani, detyra e tij do të jetë ta udhëheqë Qeverinë e Francës para zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Rritja e tij ka qenë e shpejtë. Para dhjetë vjetëve, ai ishte këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe anëtar i Partisë Socialiste.

Ai do të jetë gjithashtu homoseksuali i parë i deklaruar që do ta zërë zyrën e kryeministrit të Francës, Matignon. /REL

/Shqip.com