Lajme

G7 ka një mesazh për Kosovën dhe Serbinë

G7

G7 që përbëhet nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanada dhe Japonia – kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në mënyrë konstruktive për sa i përket dialogut.

Në mesin e shumë çështjeve aktuale në botë, G7 vendosi që ta ketë edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbinë.

“Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Këtë vit nuk pritet takim të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë e ka thënë edhe Josep Borrell, Shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian.

Megjihatë, gjatë këtij viit pos dy takimeve Kurt-Vuçiq – ka pasur edhe takime në nivel krye-negociatorësh.

Prej këtyre takimeve ka rezultuar një marrëveshje e përkohshme për targat më 30 shtator. /SHQIP.COM