Sport Shqiptar

Futsall: Liqeni në finale, mposht sërish Vjosën

FC Liqeni ka shënuar fitore ndaj FC Vjosës me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të play-offit.

Me këtë fitore Liqeni bëhet finalisti i parë, pasi e kishte fituar edhe ndeshjen e parë.

Steven Abril dhe Jakup Ramadani shënuan golat në fitoren e sotme.

Liqeni pret fituesin e çiftit FC Prishtina 01- Drenica që nesë zhvillojnë ndeshjen e dytë.

/Shqip.com