Sport Shqiptar

Futsall: Kosova U19 merr fitore spektakolare ndaj Sllovakisë

FOTO: FFK - Futsal
FOTO: FFK - Futsal

Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Slovakisë U19 me rezultat 7-1 në fazën kualifikuese ‘Main Raund’ që po mbahet në Porto të Portugalisë.

Ndeshja e vlefshme e Grupit 3, nuk nisi mirë për Kosovës që e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 1-0.

Por të besuarit e Haki Ahmetit  u kthyen në pjesën e dytë duke shënuar shtatë herë.

Blend Krasniqi shënoi tre gola, ndërsa nga një shtuan Jetnor Kabashi, Ideal Abdullahu, Elton  Demaj dhe një autogol i Horvath.

“Djelmoshat dhe stafi që janë në Portugali këtë fitore ia dedikojnë kryetarit të FFK-së, Agim Ademi”, shkruan faqja zyrtare e FFK – Futsal, përcjell Shqip.com.

Një nisje e mirë e këtyre kualifikueseve, ku Kosova do të ketë punë edhe me Portugalinë dhe Bjellorusinë.

/Shqip.com