Rozë

Futet një dron në BBVA për Luizin dhe Efin

Efi Dhedhes është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Hyrja e saj bashkë me moderatorën, Kiara Tito ka bërë që debatet në shtëpi të jenë të shumta.

Por, jo vetëm me banorët tjerë, Efi ka pasur përplasje edhe me Luizin dhe Kiarën, këtë të fundit madje e ka quajtur gënjeshtare.

Fansat kanë shpërthyer të indinjuar duke u shprehur se Luizi po i zhgënjen me këtë sjellje dhe se nuk duhet të reagonte kështu ndaj Efit.

Së fundmi në shtëpinë e BBVA është futur një dron për dyshen Luiz – Efi.

Në dron shihet fotografia e dy banorëve bashkangjitur me shkrimin “Best team ever”, që në shqip do të thotë, “ekipi më i mirë ndonjëherë”.

https://www.tiktok.com/@kikalisiferizaj/video/7218800866352975109?embed_source=71112495%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&refer=embed&referer_url=insajderi.org%2Ffutet-nje-dron-ne-bbva-per-luizin-dhe-efin%2F&referer_video_id=7218800866352975109

/Shqip.com