Sport Ndërkombëtar

Futbollistja më e mirë në botë quhet Alexia Putellas

Alexia Putellas

Topi i Artë është rikthyer në Barcelonë, por kësaj radhe në konkurencen e femrave.

Alexia Putellas është shpallur futbollistja më e mirë në botë.




Sulmuesja e Barcelonës e pati një sezonë fenomanale me Barcen, duke qenë ndër futbollistet kryesore.

Në 11-të ndeshje të zhvilluara në ligë, sezonën e kaluar, ajo realizoi gjashtë gola, ndërsa ndihmoi edhe me gjashtë asistime.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve, në nëntë ndeshje, e tundi rrjetën dy herë.

Formë të lartë është duke kaluar edhe në këtë sezonë.

Në dhjetë paraqitje, ka shënuar nëntë gola, kurse ka ndihumua edhe me nëntë asistime.

Aktualisht është 27 vjeçare dhe ka ende se çka t’i ofrojë futbollit./Shqip.com