Sport Ndërkombëtar

Futbollistja më e mirë në botë – lëndohet në prag të Kampionatit Evropian

Alexia Putellas

Kombëtarja spanjolle është në panik.

Futbollistja më e mirë e botës, Alexia Putellas është lënduar – dy ditë para se Kampionati Evropian i hap dyert.

Putellas ka pësuar një një ndrydhje në gjurin e majtë gjatë seancës së sotme dhe është në pritje të testeve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të saj dhe nëse do të kushtëzonte apo jo pjesëmarrjen e saj në turne – njofton Mundo Deportivo.

Ylli i Barcelonës do linte një boshllëk të madh te “la roja” – teksa do i hapte mundësinë që një futbolliste tjetër të ftohetj në skuadër në vend të saj.

Spanja debuton në turne këtë të premte kundër Finlandës – në kuadër të Grupit B ku gjenden edhe Danimarka me Gjermaninë.