Sport Ndërkombëtar

Futbollistja më e mirë në botë – e humb sezonin e ri

Alexia Putellas

Nga qielli – në humnerë.

Futbollistja më e mirë në botë, Alexia Putellas do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 10 deri në 12 muaj – sipas Mundo Deportivos.

Reprezentuesja spanjolle pësoi këputje të ligamenteve – përderisa po stërviste me kombëtare – ditë më parë.

Ajo – jo vetëm që e ka humbur Kampionatin Evropian që po zhvillohe, por edhe sezonin e ri.

Mungesa e Alexias – do jetë një hendikep i madh për këtë Spanjën dhe Barcelonën.

Putellas ka zhvilluar mbi 100 ndeshje me Spanjës – më së shumti në histori, teksa ka realizuar 27 gola.