Sport Shqiptar

Futbollistja e vitit 2021 quhet Donjeta Halilaj

Donjeta Halilaj - futbollistja më e mirë në Kosovës

Mundi i dhënë në fushën e gjelbër iu shpërblye.

Donjeta Halilaj është shpallur futbollistja e vitit 2021 – në Kosovë.

Ajo kishte pasur paraqitje fenomenale si në nivel ekipi me KFF Mitrovicën, ashtu edhe me Përfaqësusesen.

Çmimin “skuadra më e mirë” e mori KFF Mitrovica.

Ekipi nga qyteti i Mitrovicës mbetet ende e paprekshm – në elitën e futbollit kosovar.

Shpresa e vitit u zgjodh anëtarja e KFF Malisheva, Vesa Paçarizi, e cila konsiderohet si një nga talenetet më të mëdha të viteve të fundit.

Momente nga ceremonia

Ndërsa, me çmimin për të arriturat në ndarje të drejtësisë u nderua Lumturije Muhadri.

Çmimet për laureatët i ndanë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetarët Agim Dibrani, Bakir Burri e Predrag Jovic, anëtarët e KE-së, Vjollca Krasniqi, Xhelal Broja, Ismajl Ajeti, Agim Nura, Mirsad Çollaku e Naser Ajeti dhe ud.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj. /Shqip.com

Lexo edhe:
Amir Rrahmani – futbollisti i vitit 2021 në Kosovë