Sport Shqiptar

Amir Rrahmani – futbollisti i vitit 2021 në Kosovë

Amir Rrahmani - futbollisti më i mirë i vitit 2021

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës është mbajtur ceremonia “Laureatët e Vitit”.

Futbollisti më i mirë i vitit 2021 u zgjedh Amir Rrahmnai.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka kaluar në formë të jashtëzakonshme me Napolin – ku është bërë i thjeshtë i pazëvendësueshëm.

Formë të mirë ka pasur edhe me Dardanët, përkundër rezultateve të dobëta ekipore.

27 vjeçari nuk ishte i pranishëm në ceremoni – për shkak të angazhimeve me Napolin, por e dërgoi një video-mesazh, ku ndër të tjera tha” Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, sepse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë.

Momente nga ceremonia

Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo”.

Çmimet tjera që u dhanë në këtë ceremoni:

Futbollisti më i mirë në Superligë: Endrit Krasniqi.

Golashënuesi më i mirë: Gerhard Progni (19 gola).

Trajneri më i mirë: Zekirja Ramadani.

Pastaj, u u zgjedh edhe formacioni i vitit 2021, i cili përbëhej nga këta futbollistë: Enea Koliqi (Gjilani), Leotrim Bekteshi (Prishtina), Ardian Limani (Drita), Ilir Blakqori (Drita), Armend Thaqi (Ballkani), Arbnor Ramadani (Llapi), Endrit Krasniqi (Prishtina), Valmir Veliu (Llapi), Ermal Krasniqi (Ballkani), Gerhard Progni (Gjilani), Kreshnik Uka (Drenica).

Momente nga ceremonia

Epitetin dhe çmimin e skuadrës më “fair-play” e mori FC Feronikeli.

Referi më i mirë në Kosovë u zgjedh Dardan Çaka.

Ky organizim tradioncional u zhvillua në ambientet e Klan Kosovës, ndërsa ishte i mbyllur për publikun. /Shqip.com