Sport Ndërkombëtar

Futbollistit të Nantesit i vdes vajza 5-vjeçare

FOTO: Getfootballnewsfrance
FOTO: Getfootballnewsfrance

Futbollisti i Nantes, Ignatius Ganago, e ka përjetuar një tragjedi familjare.

“Getfootballnewsfrance” raporton se vajza e tij 5-vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të papritur, shkruan Shqip.com.

Sulmuesi kamerunas është në gjendje shumë të rënduar pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Ganago raportohet se ka fluturuar me urgjencë drejt Kamerunit pasi mori lajmin për ndarjen nga jeta të bijës së tij.

Nantes i dha menjëherë lejen futbollistit për të ikur shtëpi pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij pak ditë para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Juventusit.

/Shqip.com