Sport Ndërkombëtar

Futbollisti turk “trondit” me informatat pas tërmetit

Futbollisti i Turqisë dhe Leicester Cityt, Çaglar Soyuncu ka rrëfyer në rrjetet sociale për ngjarjet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Mbrojtësi turk iu referua informatave që vijnë nga Turqia sipas të cilave disa njerëz po tentojnë ta përdorin këtë situatë për përfitime.

“Ne lexojmë dhe shohim se disa njerëz pa moral që nuk kanë asnjë kokërr njerëzie, po tentojnë të grabisin dhe të shesin batanije për pesëfishin e çmimit në një kohë kur njerëzit po përpiqen të shpëtojnë jetën e atyre nën rrënoja. Ata nuk duhet të lihen të pa ndëshkuar”, shkroi ai.

26-vjeçari ka 51 paraqitje për Turqinë, kurse te Leicesteri luan nga viti 2018, ku u transferua nga Freiburgu.

/Shqip.com