Sport Ndërkombëtar

Futbollisti shqiptar vazhdon shkëlqimin, shënon ndaj Shakhtar Donjetck

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, nuk ndalet së shënuari në Premierligën e Ukranisë në fanellën e Vorskla Poltavës shkruan Shqip.com.

Taulant Seferi e ka gjetur sot golin e tij të katërt në këtë kampionat, duke i shënuar një prej ekipeve më të forta në Ukrainë, Shakhtar Donjetck.

Në minutën e 61-të të sfidës mes dy skuadrave, Seferi përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes së skuadrës së Shakhtar për të shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-1.

Seferi në verë u transferua në Ukrainë nga Tirana.

/Shqip.com