Sport Shqiptar

Futbollisti shqiptar lëndohet në përballjen me Atletico Madrid

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, është aktivizuar nga minuta e parë në barazimin që skuadra e tij Espayol e arriti në fushën e Atletico Madridit me rezultat 1:1, shkruan Shqip.com.

Bare doli nga loja në minutën e 36-të për shkak të një dëmtimi.

Bare gjatë këtij viti është përballur me lëndime të shumta duke i munguar edhe Kombëtares “kuqezi” në shumë ndeshje.

Espayol ndodhet e 16-ta në renditje më 12 pikë të mbledhura, kurse Atletico renditet e treta me 24 sosh.

/Shqip.com