Sport Ndërkombëtar

“Futbollisti sezonal” – “mbret” në ishull

Mohamed Salah

“Ai është futbollist sezonal”, “forma e tij është e përkohshme”, “ai nuk ka klas” ishin disa nga shprehjet që dëgjoheshin, kur Mohamed Salah po i bënte të heshtin stadiumet në sezonën debutuese në ishull.

Por, koha e tregoi që asgjë nuk ishte rastësi.

E majta e “Mo Salah” është ankth për gardianët e portave, ndërsa vetë prezenca e tij përbën rrezik për mbrojtësit.

“Mbreti egjiptian” e mban stafetën për më së shumti gola të shënuar këtë sezonë në Premierligë.

Në 15-të ndeshje të zhvilluara në futbollin elitar të Anglisë – në këtë sezonë, ai ka shënuar 13 herë duke e vulosur edhe një herë klasin e tij.

Mohamed Salah: Every record the Liverpool star has broken | GiveMeSport
Mohamed Salah

29 vjeçari është golashnëuesi më i mirë këtë kampionat, por kjo është vetëm gjysma e tregimit.

Salah është edhe autor i nëntë asistimeve – asnjë futbollist nuk ka më shumë se ai(në Premierligë).

Duke shkëlqyer është edhe në Ligën e Kampionëve, ku në pesë ndeshje të zhvilluara, ka arritur të shënojë gjashtë gola.

Kohëve të fundit janë përhapaur zëra të ndryshëm që ai mund të ndërrojë ambient, me Barcelonën që është e interesuar për shërbimet e tij.

Por, vetë futbollisti nuk e ka ndërmend të largohet nga “Anfield Road” pasi është i lumtur me gjendjen aktuale.

 “E kam thënë disa herë, nëse vendimi varet nga unë, dua të qëndroj në Liverpool, por vendimi është në duart e drejtuesve dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje. Nuk ka asnjë problem, por ne duhet të arrijmë një marrëveshje për kontratën, është në dorën e tyre”, u shpreh Salah në një pronocim për mediat angleze.

Mohamed Salah contract latest: Liverpool star 'would love to see out career  at Anfield' but rumours of 'stalemate' over £400k-a-week demands persist as  Jurgen Klopp speaks out
Mohamed Salah

Ndërsa, për interesimin e teguartnga Barcelona ai tha se “kam lexuar atë që u tha për interesimin e Xavi për të nënshkruar me mua. Kjo është diçka që më bën të lumtur që një ekip si Barcelona është i interesuar për mua, por unë jam i lumtur në Liverpool dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Numri dhjetë ishte bashkuar me “The Reds” në vitin 2017 dhe për shërbimet e tij, skuadra angleze i kishte paguar Romës një shumë rreth 40 milionë eurosh.

Kontrata e tij me anglezët skadon në vitin 2023, ndërsa sipas “Transfermarket” vlera aktuale e egjiptianit është 100 milionë euro. /Shqip.com