Sport Shqiptar

Futbollisti që e la Kosovën për Shqipërinë, shënon eurogol ndaj Malit të Zi

Pjesa e parë e miqësores mes Malit të Zi dhe Shqipërisë U21 ka përfunduar në shifrat 1-1. Ndeshja po luhet në Podgoricë, shkruan Shqip.com.

Golin për kuqezinjtë e shënoi Adrion Pajaziti.

Ky i fundit më herët ka qenë pjesë e Kosovës U21 e së fundmi iu bashkua Shqipërisë.

Pajaziti është pjesë e skuadrës së Fulhamit U21.

Ai ka shënuar edhe katër ditë më parë në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos me rezultat 3:0. 

/Shqip.com