Futbollisti nga Kosova realizon gol të jashtëzakonshme në Angli
Publikuar:
(19.01.2023 17:32:20)

Futbollisti nga Kosova, Adrion Pajaziti, po shkëlqen me skuadrën e Fulhamit U21 në Angli.
20-vjeçari së fundmi realizoi një supergol në sfidën e fundit kundër Crystal Palaces derisa me një lëvizje të bukur ai nxori bosh kundërshtarin dhe më pas lëshoi një gjuajtje me të majtën nga distanca e cila përfundoi në rrjetë.
Pajaziti më herët ka luajtur me grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës, por vitin e kaluar iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë U-21.
Në grumbullimin e tij të parë me Shqipërinë, Pajaziti gjithashtu u vlerësua maksimalisht nga trajneri Alban Bushi.
/Shqip.com