Sport Shqiptar

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës vazhdon karrierën në Shqipëri

Mbrojtësi Arbenit Xhemajli do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri.

“Panorama Sport” ka raportuar të enjten se Xhemajli do t’i bashkohet Dinamos të Tiranës, që edicionin 2023/24 do të luajë në Kategorinë Superiore.

Sipas gazetës nga Tirana, thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe vetëm ka mbetur çështje kohe përpara se Xhemajli të prezantohet te skuadra shqiptare.

Ai me Dinamon do të firmosë kontratë dyvjeçare. 25-vjeçari edicionin e fundit ka luajtur në Zvicër te skuadra e Vaduzit, ku në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka realizuar 5 gola.

Xhemajli është zhvilluar si futbollist te Zuerichu, ndërsa ka luajtur në nivelin profesional për Xamaxin dhe Sunderlandin.

Ai ka regjistruar 6 ndeshje me ekipin U21 të Kosovës, si dhe 1 me Përfaqësuesen A të “Dardanëve”.

/Shqip.com