Sport Shqiptar

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës e kurorëzon dashurinë me martesë

Futbollisti shqiptar, Visar Bekaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Ai dhe partnerja e tij Alba Hasani ka organizuar një festë me familjarë dhe miq në një ambient afër detit.

Ceremonia e portierit të Përfaqësueses së Kosovës ishte private dhe shumë pak pamje kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

Bekaj së fundmi ka marrë një dënim të rëndë nga Federata Shqiptare e Futbollit, me një vit mos lojë me Tiranën, ekipin ku bënë pjesë.

Ndërkohë së fundmi po flitet se ai do të transferohet në një klub në Turqi.

/Shqip.com