Sport Ndërkombëtar

Futbollisti i Partizanit të Tiranës po kërkohet nga skuadra e Series A

Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën e Partizanit e kanë bërë Xhuliano Skukën një nga emrat më të lakuar në merkato.

Janë të shumtë klubet që interesohen për sulmuesin e kuq, madje në orët e fundit duket se është një klub i njohur i Serie A, që ka si objektiv primar bomberin shqiptar.

Borini është akoma i bllokuar në Turqi, ndërsa Federico Bonazzoli duket se ka zgjedhur që të shkojë drejt Cremoneses.

Hellas Verona duhet të gjejë me çdo kusht alternativa për repartin e sulmit dhe tashmë objektivi është drejtuar nga Superliga shqiptare.

Sipas asaj që shkruan “L’Arena”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit veronez është ai i Xhuliano Skukës, sulmuesit të Partizanit, që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Partizanit, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshje

/Shqip.com