Futbollisti i Kosovës shënon nga penalltia, por Karagumruk eliminohet nga Kupa
Publikuar:
(18.01.2023 19:34:50)

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, është eliminuar nga Kupa e Turqisë me skuadrën e tij, Karagumruk.
Ky ekip të mërkurën në 1/8 e finales u eliminua nga Bashakshehiri me penallti, shkruan Shqip.com.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 2:2, ndërsa në penallti Karagumruku u mposht 5:3.
Dresheviqi që e kompletoi ndeshjen e realizoi penalltinë e dytë.
/Shqip.com