Sport Ndërkombëtar

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë vazhdon me paraqitje pozitive në Spanjë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, është paraqitur për 90-të minuta në ndeshjen që skuadra e tij Rayo Vallecano barazoi pa gola në shtëpi ndaj Celta Vigos (0:0).

Balliu në këtë edicion ka treguar paraqitje tejet pozitive me Vallecanon.

20-vjeçari që është zhvilluar si futbollist te Barcelona, me Kombëtaren e Shqipërisë I ka regjistruar tetë paraqitje.

Kjo ndeshje u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi javës së 14-të të elitës së futbollit spanjoll.

Vallecano në La Liga pas 14 ndeshjeve zë vendin e tetë me 22 pikë, kurse Celta është në vendin e 17-të me 12 pikë.

/Shqip.com