Sport Ndërkombëtar

Futbollisti i Interit martohet pak ditë para ndeshjes me Milanin

FOTO: Inter (Twitter)
FOTO: Inter (Twitter)

Lautaro Martinez ka kurorëzuar me martesë lidhjen me partneren Agustina Gandolfo, në një ceremoni shumë private që u zhvillua në fshehtësi të madhe në Bashkinë e Milanos gjatë së premtes.

Sulmuesi i Interit ka një vajzë, Nina, nga raporti me Agustinën, së cilës i kërkoi dorën zyrtarisht gjatë muajit shkurt.

Ndërkohë, gruaja e tij është shtatzënë dhe çifti po presin të shtohen edhe me djalë, të cilin kanë zgjedhur ta quajnë Theo.

Pas celebrimit është radha e Sassuolos dhe gjysmëfinales së kthimit ndaj Milanit. Interi fitoi 0-2 duelin e parë, duke hedhur një hap të madh drejt kalimit në finalen e madhe të Champions League.

/Shqip.com