Sport Ndërkombëtar

Futbollisti i Barcelonës përfshihet në aksident trafiku

Ylli i ri i skuadrës së Barcelonës, është përfshirë mbrëmjen e së dielës në një aksident trafiku, raportojnë mediet në Spanjë, shkruan Shqip.com.

Lojtari është në gjendje të mirë, por është përplasur me një motoçiklist kur ishte gati të parkonte makinën e tij, duke i shkaktuar atij dëmtime në këmbë.

Siç raportohet në ‘Cadena Ser’, futbollisti më vonë shkoi në spital për të shoqëruar motoçiklistin dhe për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.

Ansu Fati  është ftuar së fundmi nga përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique për Kupën e Botës.

Ai është mirë dhe do jetë i gatshëm të ndihmojë Spanjën në Botëror.

/Shqip.com