Sport Ndërkombëtar

Futbollistët që kanë luajtur dhe kanë shënuar më shumë në finale të Championsit

Sonte, në Stanboll, (me fillim në orën 21:00) luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.

Ky është edicioni i 68-të i Championsit teksa skuadra e cila ka fituar më shumë tituj në histori është Real Madridi (14).

Futbollisti i cili ka triumfuar më së shumti dhe ka marrë pjesë në finalet e kësaj gare është ish-sulmuesi spanjoll Francisco Gento (ka ndërruar jetë në 18 janar të vitit 2022). Pas tij vijnë dy legjenda të tjerë si Paolo Maldini (Milan) dhe Alfredo Di Stefano (Real Madrid).

Alfredo Di Stefano (ka ndërruar jetë në 7 korrik të vitit 2014) është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola (7) në finale, ndërkohë pas tij vijnë tre lojtarë madrilenë. Ferenc Puskas me 7 gola (ka ndërruar jetë në 17 nëntor të vitit 2006), Cristiano Ronaldo me 4 dhe Gareth Bale me 3 gola.

/Shqip.com