Sport Ndërkombëtar Skandalet jashtë fushës së gjelbër

Futbollistët që i “rrëmbyen” gratë dhe të dashurat e shokëve

Icardi, Maxi Lopez dhe Wanda

Se futbollistët janë “role models” për shumë fëmijë, kjo nuk ka diskutim.

Por, ka edhe shumë prej tyre që nuk janë shembuj të mirë që duhet ndjekur.

Mauro Icardi dhe John Terry janë vetëm disa nga futbollistët që i kanë “rrëmbyer” të gratë dhe të dashurat e miqve të tyre të skuadrës.

Shqip.com ka rënditur disa nga emrat më të njohur të këtij sporti – që janë të përfshirë në “skandale” të tilla.

Mauro Icardi

Mauro Icardi dhe Maxi Lopez kishin një miqësi të ngushtë – kur luanin së bashku te Sampdoria.

Dyshja argjentinase ishin thuajse të pandashëm, por gjithçka u prish dhe u shndërrua në një “armiqësi”.

Icardi filloi një lidhje dashurie me gruan e Maxit, Wandan – në kohën kur dyshja ishin ende të martuar.

Kjo bëri që Maxi të humbte respektin për Icardin, të cilin e injoroi sa herë që kishin përballje Inter-Sampdoria.

Tashmë, Mauro është i martuar me Wanda, teksa ka tatuazh në trup fëmijët e saj me Maxin.

John Terry

John Terry: The biggest betrayal ever - Oh My Goal - YouTube

Është një nga ikonat e futbollit anglez.

Por, John Terry nuk ka shumëçka për tu mburrur jashtë fushës së gjelbër.

Ish-kapiteni i Chelseat – në 2010 u bë pjesë e një skandali që ishte viral në ishull.

Ai ishte në lidhje me Vanessa Perroncel, atëherë e dashura e shokut të tij të skuadrës në Angli, Ëayne Bridge.

Për këtë arsye, Bridge nuk i shtrëngonte më duart me Terryn, teksa këtij të fundit iu hoq shiriti i kapitenit të “3 luanëve”.

Ryan Giggs

Ryan Giggs Brother Labels Him As A Sex Addict | EveryEvery

CV-ja e tij është e pasur.

Giggs ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipor.

Por, skandali i vitit 2011 i zbehi imazhin uellsianin.

Giggs kishte qenë në lidhje me gruan e vëllait të tij, Rhodri, i cili kishte thënë se “ndihem keq për Giggs. Au është i varur nga seksi”.

Ky lajm tronditi botën e futbollit.

Thibaut Courtois

When Courtois stole De Bruyne's girlfriend - Oh My Goal - YouTube

Të dy janë bashklojtarë në kombëtarja e Belgjikës.

Por, nuk është se kanë një miqësi të mirë.

E dashura e Kevinit, Caroline Linjen e kishte tradhëtuar atë me Courtois-in – gjë që bëri të ftohte marrdhëniet mes dy futbollistëve.

Caroline po ashtu kishte thënë se Courtois i dha trajtimin më të mirë emocional ndonjëherë – duke e bërë këtë situatë edhe më të ndërlikuar. /Shqip.com