Futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës – sipas “Transfermaket”

Vlera e futbollistëve në Superligën e Kosovës po vazhdon të rritet.
Sipas “Transfermarket” futbollisti më i shtrenjtë në elitën e futbollit kosovar është Sodiq Atanda.
Vlera e qendërmbrojtësit të Prishtinës cilësohet të jetë 400 mijë euro.
28 vje֛çari ka qenë i pazëvendësushëm për skuadrën nga kryeqyteti që nga transferimi i tij – në afatin kalimtar të verës.
Paraprakisht, ai ishte pjesë e Hapoel Kfar Saba, ndësa më herët kishte luajtur te Partizani.
Ndërsa, menëjëherë pasi tij renditet, Rron Broja. Mesfushori i Dritës cilësohet të vlejë 350 mijë euro.

Kurse, 300 mijë euro vlejnë shërbimet e Betim Halimit, portierit të Prishtinës.
Me vlerë të njëjtë vlersohen edhe Bianor Neto i Llapit, Donjet Shkodra i Gjilanit , Solomon i Ballkanit dhe Rivera i Llapit.
Me nga 275 mijë euro vlerësohet Armend Thaqi (FC Ballkani), me 250 mijë Leonit Abazi(FC Prishtina) dhe me 200 mijë Ermal Krasniqi (FC Ballkani).
Sa i përket skuadrave, Prishina konsideorhet si më e shtrenjta, me 4.5 milinë euro, kurse në vendin e fundit është Feronikeli, skuadër e cila vlerësohet 750 mijë euro./Shqip.com
