Sport Ndërkombëtar

Futbollistët më të paguar në Ligën Premiere

Chelsea theu rekord në afatin kalimtar, duke e transferuar Enzo Fernandez për shumën prej 121 milionë euro. Por, mesfushori argjentinas nuk është më i paguari në kampionatin anglez. Kampioni i botës zë vetëm vendin e 10-të, duke përfituar 15.5 milionë funte në sezon.

Vetëm 100 mijë funte më shumë merr Casemiro tek United dhe Grealish te City. Vendi i shtatë i përket një tjetër futbollisti të Chelseas. Sterling paguhet rreth 17 milionë funte në sezon.

Më pas vijnë dy futbollistë të United, Varane me 17.7 milionë funte dhe Sancho me 18.2 milionë. Të njëjtën shumë merr edhe Salah te Liverpool. Podiumi nis me portierin e United, De Gea, rroga e të cilit shkon në 19.5 milionë euro në vit.

Kevin de Bruyne

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland i Cityt po me 19.5 milionë dhe në vendin e parë shoku i tij i skuadrës Kevin de Bruyne me 20.8 milionë funte në vit. Siç shihet në top 10-she dominojnë futbollistët e United dhe Cityt, pastaj Chelsea, ndërsa Liverpool përfaqësohet vetëm me një futbollist. Vetëm vend i 27-të për Harry Kane, më i paguari i Tottenham.

/Shqip.com