Sport Ndërkombëtar

Futbollistët e Manchester Cityt me super premi nëse i fitojnë tri trofetë

Futbollistët kryesorë të Manchester City do të fitojnë bonuse të mëdha nëse fitojnë  tri trofetë apo ndryshe tripletën këtë sezon.

“Qytetarët” janë në rrugë për të fituar trofeun e Ligës Premiere, ndërsa janë përkatësisht në finalet e Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.

Ndërsa skuadra e Pep Guardiolës po i afrohet arritjes së rivalëve të Manchester Unitedit në sezonin 1998/99, lojtarët e tyre ndjekin gjithashtu bonuse të mëdha parash.

Sipas mediumit The Telegraph, lojtarët e Cityt mund të presin një bonus prej 500 mijë deri në 1 milion funte nëse shkojnë deri në fund në çdo garë.

1429644800

I pyetur për tre trofetë kohët e fundit, Guardiola u tha gazetarëve: “Më lejoni të fitoj dy të parat. Në Ligën Premiere jemi afër”.

“Ne e dimë se kemi nevojë për një lojë më shumë dhe do të thosha se do të luajmë kundër fqinjëve tanë Manchester United dhe kundër një skuadre italiane si Interi në finale”.

“Sezoni është me të vërtetë, shumë i mirë, tani duhet ta ngremë atë. Jemi afër dhe sigurisht do të provojmë. Ne jemi atje, mund ta mendojmë, mund ta imagjinojmë. Jemi tri ndeshje larg. Një në secilën nga garat, ne mund ta bëjmë atë”, përfundoi trajneri i Cityt.

/Shqip.com