Sport Ndërkombëtar

“Futbolli i detyrohet Messit një Kupë Bote”

Lionel Messi ka fituar gjithçka, por kabinës së tij i mungon Kupa e Botës.

Mundësia e fundit është Katar 2022.

Edhe pse ai e qoi shtetin e tij deri në finale në vitin 2014, Messi nuk ka arritur kurrë ta qoj lartë trofeun e shumëkërkuar.

Por, sipas bashkëkombësit të tij, Julian Alvarez, futbolli “i detyrohet” sulmuesit çmimin më prestigjioze të vitit 2022.

Alvarez shpreson se Messi mund të shkojë deri në fund dhe të rritë edhe më tej trashëgiminë e tij në futboll.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të arrihej për të gjithë argjentinasit dhe sepse mendoj se futbolli ia ka borxh Messit për gjithçka që ai do të thotë për futbollin në mbarë botën. Nuk e di nëse jemi kandidatë, por jemi këtu për të luftuar këdo”, tha ai.

Messi fitoi trofeun e tij të parë ndërkombëtar, kur ndihmoi Argjentinën të triumfonte në Copa America në vitin 2021, ndërsa vetëm një vite më vonë mposhti Italinë në Finalissima, për të treguar formën e mirë që po kalon./Shqip.com