Lajme

Fushë Kosovë, vetura godet dy këmbësorë

Aksident trafiku.

Një veturë ka goditur dy këmbësor të hënën në Fushë Kosovë, shkruan SHQIP.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor në Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor. Policët nga njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që ekipet e mjekëve emergjent janë në vendin e ngjarjes për të ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar ai./SHQIP.com